Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit te gratë mbi 74-vjeç, nuk shënon më rënie

Femina 07/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i botuar në “Journal of Breast Imaging”, tregon se shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit nuk po bie më te gratë mbi 74 vjeç. Po ashtu, konfirmon se kjo shkallë kishte ndaluar rënien edhe te gratë nën 40 vjeç.

Kanceri i gjirit është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri te gratë amerikane, duke shkaktuar mbi 42,000 vdekje në vitin 2024.

Para vitit 1990, shkalla e rasteve të kancerit të gjirit ishte në rritje, ndërsa vdekshmëria mbetej e lartë ose në rritje.

Teksa, pas vitit 1990, vdekshmëria nga ky lloj kanceri filloi të ulej në mënyrë të qëndrueshme, çka i atribuohet përdorimit të gjerë të mamografisë dhe përmirësimeve në trajtim.

Studiuesit Debra Monticciolo dhe R. Edward Hendrick analizuan të dhënat e vdekshmërisë nga kanceri të mbledhura nga Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetit që prej vitit 1990.

Në përgjithësi, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit te gratë në SHBA ka rënë me 43.5% midis viteve 1990 dhe 2022.

Megjithatë, nga viti 2010 deri në 2022, kjo rënie ka qenë vetëm 1.23% në vit – ritmi më i ulët i regjistruar që nga viti 1990.

Për gratë amerikane të moshës 20–39 vjeç, vdekshmëria ra me 2.79% në vit deri në vitin 2010, por që nga ajo kohë ka mbetur e pandryshuar.

Studimi zbuloi se për gratë mbi 75 vjeç, vdekshmëria nga kanceri i gjirit ra me 1.26% në vit nga 1993 deri në 2013, por më pas ndaloi rënien.

Studiuesit zbuluan se fundi i rënies së vdekshmërisë lidhet kryesisht me rritjen e rasteve të kancerit të gjirit në stadin IV në momentin e diagnostikimit te gratë nën 40 vjeç dhe mbi 74 vjeç.

Kanceri i gjirit metastatik (stad i avancuar) ka një prognozë shumë të keqe, me një normë mbijetese 5-vjeçare prej vetëm 31%.

Ky studim sugjeron se rritja e rasteve të avancuara të kancerit të gjirit në momentin e diagnostikimit është një arsye kryesore pse shkalla e vdekshmërisë nuk po bie më me ritmin e mëparshëm. Studiuesit besojnë se kjo mund të lidhet me protokollet e kujdesit shëndetësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Stresi kronik rrit rrezikun e goditjes në tru tek gratë e reja
Artikulli i rradhës Terapia me muzikë ndihmon në reduktimin e depresionit te pacientët me demencë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.