Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaqet që dërgojnë në rritjen e shtypjes së gjakut, këta janë faktorët në përditshmëri

Jetë 25/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Doctor measuring blood pressure - studio shot on white background
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë ushqime mund të ndikojnë në presionin e gjakut, ku kemi nga stimuluesit e tipit të dobët që gjenden në kafe dhe çaj dhe që mund të ndikojnë për një periudhë të shkurtër kohore, dhe kemi llojet e tjera si kripa për një periudhë më të gjatë.

Për një zemër të shëndetshme, ja çfarë duhet të dini mbi këta përbëres, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Kripa

Megjithëse ka mosmarrëveshje për rolin e saktë që luan kripa në presionin e lartë të gjakut, nuk ka dyshim se kjo e fundit dhe marrja e kripës janë të lidhura.

Provat e forta sugjerojnë që disa njerëz mund të jenë më të ndjeshëm ndaj kripës dhe se konsumi i kripës mund t’i vendosë ata në rrezik më të madh për sëmundje të zemrës.

Ndërsa detajet nuk janë zbuluar ende, të jesh vigjilent për marrjen e kripës tuaj mund të ndihmojë në uljen e rrezikut tuaj ndaj presionit të lartë të gjakut ose ta bëni presionin e lartë ekzistues më të lehtë për tu kontrolluar.

Kafeina

Kafeina është një stimulues që gjendet në çaj, kafe, kakao, dhe disa lëngje sodike. Vepron si stimulus i sistemit nervor qendror dhe rrit rrahjet e zemrës, shkallën metabolike dhe presionin e gjakut.

Megjithatë, këto efekte janë vetëm të përkohshme, efektet afatgjata të konsumit të kafeinës mund t’ju habisin.

Shumë studime kanë treguar që pirja e zakonshme e kafesë nuk është e lidhur me hipertension dhe në shumë raste, konsumimi i rregullt i kafesë mund në të vërtetë, të zvogëlojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Alkooli

Ndërsa sasitë e moderuara të alkoolit shoqërohen me një përmirësim të rezultateve kardiovaskulare, konsumimi i më shumë se dy pijeve në ditë shoqërohet me më shumë  shanse për hipertension dhe një rrezikshmëri më të lartë të vdekshmërisë së përgjithshme.

Vitamina D

Vitamina D është një lëndë ushqyese e rëndësishme që rregullon shumë funksione metabolike në trup.

Ndihmon në kontrollin e nivelit të kalciumit në gjak dhe kontribuon në rregullimin e presionit të gjakut.

Të dhënat tregojnë se një mangësi e vitaminës D mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfeksionet maja të paraqitura në shtatzëni, vaginiti një formë e shpeshtë që prek nënat
Artikulli i rradhës Keni ngërçe pas periudhës menstruale, këto janë shkaqet që sjellin në gjendjen e dismenorres

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.