Ftohja e zakonshme së shpejti pritet të mbetet në histori
Shkencëtarët në Universitetin Napier të Edinburgut në Skoci kanë zbuluar se trajtimi i ri i bazuar në peptidet anti-mikrobe, të cilat ndodhen në njerëz dhe kafshë është përgjigje adekuate ndaj infeksioneve.
Ftohja e zakonshme së shpejti pritet të mbetet në histori. Shkencëtarët në fakt kanë gjetur barin për atë shumicën i mundon gjatë dimrit, shkruajnë mediat e huaja.
Doktor Peter Barlow, profesor i imunologjisë në Napier, tha se janë duke punuar për zhvillimin e barnave, të cilat mund të shërojnë ftohjen.
Gjetja e këtij bari mund të ndihmojë edhe në shërimin e sëmundjeve tjera të mushkërive, si astma, ndërsa Barlow thotë se kjo mund të ndihmojë edhe në shërimin e gripit të tipit A.