Shkencëtarët kinezë në Hong Kong janë bërë të parët në botë që përdorin teknikën revolucionare të editimit të gjeneve CRISPR-Cas9 tek njerëzit.
Më 28 tetor, qelizat e modifikuara gjenetikisht u injektuan në një pacient në Spitalin e Kinës Perëndimore në Chengdu me kancer të mushkërive agresive, sipas revistës shkencore Nature.
Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Lu You i Universitetit Sichuan, nxori qelizat imune nga pacientët dhe i editoi ato duke përdorur CRISPR-Cas9.
Qelizat e modifikuara pastaj u shumëzuan dhe u futën sërish në gjakun e pacientëve ku, shpresohet, se ato do të futen në kancer dhe do ta largojnë atë, transmeton Gazeta Shneta.
Liao Zhilin, i cili merret me komunikimet për ekipin, i tha CNN-së “gjithçka po ecën sipas planit”, por nuk dëshironte të hyjë në detaje.
Ai tha se informacioni mbi rezultatet dhe gjetjet e studimit do të lirohet kur të jetë gati./Gazeta Shneta/