Shëndeti i dobët oral mund të çojë në lloje të caktuara të kancerit, sipas një studimi të ri.
Bakteret që zhvillohet në kavitetin oral të njerëzve mund të rrisin rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës, tregon një studim i ri shkruan Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Karcinoma e qelizave skuamoze të kokës dhe qafës (HNSCC), e cila zhvillohet në gojë, hundë dhe fyt, është ndër format më të zakonshme të sëmundjes në Evropë me më shumë se 150,000 njerëz të diagnostikuar çdo vit.
Këto kancere kanë më shumë gjasa të prekin meshkujt dhe të marrin jetën e më shumë se gjysmës së pacientëve brenda pesë viteve.
Studimi i ri, i kryer nga studiues në Universitetin e Nju Jorkut (NYU) dhe i botuar në revistën “JAMA Oncology”, zbuloi se 13 nga qindra speciet e baktereve në gojën e njerëzve janë të lidhura me një probabilitet 30 për qind më të lartë të zhvillimit të karcinomës së qelizave skuamoze të kokës dhe qafës. /Gazeta Shneta/


