Terapia me dritë është një trajtim i hershëm premtues për pacientët me depresion jo-sezonal, zbuloi një analizë e re.
Terapia me dritë të shndritshme, e cila ndonjëherë përdoret për të trajtuar çrregullimet emocionale sezonale, funksionon edhe për njerëzit me lloje të tjera depresioni, ka gjetur një analizë e re shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Rreth 40 për qind e pacientëve me depresion iu përgjigjën terapisë me dritë të shndritshme (BLT), e cila imiton dritën e diellit, sipas rishikimit të hulumtimit të botuar në “JAMA Psychiatry”.
Kjo krahasohet me 23 për qind në mesin e grupit të kontrollit, i cili përfshinte njerëz që merrnin nivele më të ulëta të ekspozimit ndaj dritës, ilaqet kundër depresionit ose një placebo.
Kjo terapi është rekomanduar prej kohësh për njerëzit me çrregullime emocionale sezonale (SAD), një lloj depresioni që mund të ulë energjinë e njerëzve ose të ndikojë në orarin e tyre të gjumit dhe zakonisht shfaqet gjatë muajve më të errët të dimrit.
Por gjetjet e reja tregojnë se kjo terapi me dritë mund të jetë gjithashtu e dobishme për pacientët me depresion jo-sezonal. Duke pasur parasysh se rreth 50 për qind e pacientëve me depresion nuk u përgjigjen trajtimeve fillestare, thanë studiuesit, ata sugjerojnë gjithashtu se mund të shërbejë si një terapi më e lirë e linjës së parë. /Gazeta Shneta/


