Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët zbulojnë përbërës në salmon që mund të ulin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Jetë 07/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Salmoni përmban komponime unike që lidhen me përmirësimin e treguesve të shëndetit kardiometabolik, siç është kolesteroli, zbulon një studim i ri.

Studimi hulumtoi përfitimet shëndetësore të salmonit në kontekstin e një diete mesdhetare, e njohur për fokusin në vajra dhe yndyrna të shëndetshme, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Si pjesë e studimit, pjesëmarrësit hëngrën dy racione salmon në javë, për dy periudha pesë-javore.

Salmoni është konsideruar prej kohësh një ushqim i shëndetshëm, veçanërisht kur hahet në dieta që heqin dorë nga kripërat e tepërta, ushqimet e përpunuara dhe vajrat e pashëndetshëm.

Tani, një studim i ri shqyrton salmonin nga një këndvështrim metabolik dhe përshkruan në një nivel molekular, përfitimet shëndetësore të salmonit.

Studimi zbuloi se salmoni përmban 508 komponime specifike ushqimore, duke përfshirë 237 metabolitë që janë unikë për salmonin.

Kur hahet si pjesë e një diete mesdhetare, salmoni i jep trupit të paktën 48 nga këto përbërës, së bashku me 30 metabolitë – substanca të prodhuara gjatë tretjes ose proceseve të tjera kimike të trupit. Katër prej këtyre metabolitëve shoqërohen me përmirësime të rëndësishme në treguesit e shëndetit kardiometabolik.

Një dietë mesdhetare ka një theks në vajrat e shëndetshëm për yndyrë, si vaji i ullirit dhe favorizon burimet e të ushqyerit me bazë bimore, duke përfshirë perimet, frutat dhe drithërat ndërsa proteinat nga burime të tilla si shpendët, peshku, fasulet kosi dhe djathi.

Krahasuar me dietën standarde perëndimore, dieta mesdhetare shmang kryesisht mishin e kuq, sheqernat, kripën e tepërt dhe yndyrnat e pashëndetshme.

Për studimin e ri, studiuesit kryen një analizë dytësore të një hulumtimi ekzistuese të ushqyerjes të kontrolluar rastësore që përfshin 41 pjesëmarrës që hëngrën një dietë mesdhetare për dy periudha pesë-javore, me një pushim katër-javor në mes. Individët hëngrën dy racione salmon në javë gjatë periudhave të ndërhyrjes në dietë.

Moshat e tyre varionin nga 30 deri në 69. Ata kishin obezitet ose mbipeshë, megjithëse asnjëri nuk kishte ndonjë gjendje metabolike aktive – si diabeti i tipit 2 – ose sëmundje akute.

Studiuesit regjistruan treguesit e shëndetit kardiometabolik dhe mblodhën mostrat e plazmës së gjakut të pjesëmarrësve para dhe pas studimit.

Këto përfitime kardiometabolike të gjetua si përfundim përfshinin reduktimin e kolesterolit total, kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët, triglicerideve dhe apolipoproteinës B, e cila është një tregues i sëmundjeve të zemrës.

Studimi është publikuar në “The Journal of Nutrition”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHBA: Jeni 27-vjeç e sipër, a mund ta merrni ende vaksinën tuaj HPV?
Artikulli i rradhës Femrat e diagnostikuar me sindromën e vezores policistike përballen me rritje 8-fish të rrezikut për vetëvrasje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.