Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Femrat e diagnostikuar me sindromën e vezores policistike përballen me rritje 8-fish të rrezikut për vetëvrasje

Femina 07/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindroma e vezores policistike është një problem i zakonshëm shëndetësor që mund të shkaktojë infertilitet, perioda menstruale të çrregullta, rritje të qimeve, puçrra fytyre dhe shtim në peshë.

Hulumtimi i ri sugjeron se gratë me sindromën e vezores policistike kanë një rrezik tetëfish më të lartë të tentativave për vetëvrasje, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët thonë se sindroma e vezores policistike është një gjendje e vështirë për të jetuar, por trajtimet janë të disponueshme për ta menaxhuar atë.

Kjo është sipas hulumtimit të publikuar në “Annals of Internal Medicine”, në të cilin studiuesit raportojnë se rreziku në rritje ishte i pranishëm tek adoleshentet, të rejat dhe të moshuarat me sindromën e vezores policistike.

“Femrat e diagnostikuar me sindromën e vezores policistike përballen me një ndjeshmëri të shtuar ndaj tentativave për vetëvrasje dhe vetëlëndim në krahasim me ato pa këtë gjendje”, shkruajnë autorët e studimit.

“Sfidat që lidhen me fertilitetin dhe menaxhimin e simptomave të sindromës së vezores policistike mund të komplikojnë më tej sfidat ekzistuese të shëndetit mendor”, shtuan studiuesit.

“Gratë me sindromën e vezores policistike përballen me stigma për shkak të obezitetit, hirsutizmit, parregullsive menstruale dhe infertilitetit…”

Sindroma e vezores policistike ndikon midis 6% dhe 12% të grave në Shtetet e Bashkuara të moshës riprodhuese. Është një nga shkaqet më të zakonshme të infertilitetit, por problemet që lidhen me këtë gjendje shtrihen përtej viteve të lindjes së fëmijëve.

Komplikimet shëndetësore për shkak të sindromës së vezores policistike

Femrat që jetojnë me sindromën e vezores policistike mund të zhvillojnë një sërë komplikimesh shëndetësore duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, nivelet e larta të kolesterolit “të keq” (LDL), nivelet e ulëta të kolesterolit “të mirë” (HDL), presionin e lartë të gjakut, apnea e gjumit dhe goditjet në tru.

Mes tjerash, femrat me sindromën e vezores policistike janë gjithashtu në një rrezik më të lartë të kushteve psikiatrike si çrregullimi i personalitetit, çrregullimi skizoafektiv, çrregullimet e ankthit dhe çrregullimet depresive.

Ekspertët thonë se lidhja me sfidat e shëndetit mendor mund të jetë për një sërë arsyesh

“Për momentin, shkaku i saktë nuk dihet dhe ka të ngjarë të jetë multifaktorial. Androgjenet më të larta mund të luajnë një rol. Shumë gra me sindromën e vezores policistike gjithashtu kanë rezistencë ndaj insulinës, e cila mund të rrisë sëmundjet mendore si depresioni. Gratë me këtë gjendje mund të kenë nivele më të larta të obezitetit dhe infertilitetit, të cilat gjithashtu shoqërohen me depresion/ankth. Ndryshimet fizike të lidhura me sindromën e vezores policistike mund të rrisin poashtu depresionin/ankthin,” tha për Medical News Today, Dr. Sun Kim, një profesoreshë e asociuar e mjekësisë në endokrinologji në Stanford Medicine në Kaliforni, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Sindroma e vezores policistike është shoqëruar me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Kështu, ne mund të presim rrezik më të lartë për vetëvrasje; megjithatë, rreziku 8-fish është befasues,” shtoi ajo.

Autorët e studimit shqyrtuan të dhënat nga gati 19,000 gra të diagnostikuara me sindromën e vezores policistike midis 1997 dhe 2012. Të dhënat ishin nga databaza mbarëkombëtare tajvaneze.

Edhe pas llogaritjes së faktorëve të tjerë si demografia, kushtet fizike dhe kushtet shoqëruese psikiatrike, ato me sindromën e vezores policistike patën një rritje 8.47 herë në rrezikun e tentativës për vetëvrasje krahasuar me grupin e kontrollit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë përbërës në salmon që mund të ulin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Artikulli i rradhës Udhëheqësit australianë të shëndetit publik bashkohen për të kërkuar një tarifë shëndetësore për pijet me sheqer

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.