Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtari turk shpik veglën për profilizim të shpejtë të ADN-së

Teknologji 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtari turk, Huseyin Onay, nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Egje të Izmirit, me anë të veglës të cilën e ka shpikur ka arritur të ulë në 34 minuta kohën për testin profilizues të ADN-së, për çka zakonisht nevojiten rreth gjashtë orë.

“Në kushte normale, testi kryhet për së paku gjashtë orë. FBI e realizon për përafërsisht dy orë, ndërsa ne jemi në mes të procesit kërkimor dhe zhvillues ku kemi arritur 34 minutëshin”, tha Onay në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA).

Shkencëtari turk tha se aktualisht, ata janë më të shpejtit në kryerjen e testit të ADN-së, i cili sipas tij është i një saktësie prej 100 për qind.

Onay shtoi më tej se, në ditët e sotme testi përdoret në mjekësinë ligjore, por përdorimi i tij mund të përfshijë edhe sektorin financiar dhe kontrollet e pasaportave në kufij.

“Do të mund të përdoret në vend të një pasaporte. Ëndrra jonë është kjo: Do të jepni mostër të pështymës suaj në një letër të veçantë dhe në sajë të një vegle shumë të shpejtë, identiteti juaj do të zbulohet për pak minuta”, tha Onay.

Qëllimi i shkencëtarit turk, siç tha Onay, është që testi të finalizohet për 30 minuta, pastaj kjo kohë të ulet në 10 dhe në fund në 5 minuta.

Aktualisht ai është duke vazhduar punimet në kompaninë të cilën e themeloi një vit e gjysmë më parë, brenda parkut Teknik të kampusit univerzitar në Izmir.

Në 15 vitet e fundit, shkencëtari turk Huseyin Onay ka kryer rreth 100.000 teste gjenetike.

Artikulli paraprakStudim, agjërimi ndihmon në djegien e yndyrërave
Artikulli i rradhës Sperma, maska më e mirë në botë kundër rrudhave – ja receta

Ju sugjerojmë

Ndërsa mjekët evropianë dalin në pension, a mund të ndihmojë AI për të zgjidhur mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore?

28/09/2023 Jetë

Si ndodhi që inteligjenca artificiale të rrit normat e suksesit të IVF

19/09/2023 Jetë

AI mund të diagnostikoj me sukses sindromën e vezores policistike

19/09/2023 Femina

Djaloshi që vizitoi 17 mjekë gjatë tre viteve për dhimbje kronike: ChatGPT zbuloi diagnozën

14/09/2023 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të jetë e ardhmja e fitnesit, zbulon një sondazh i ri

12/09/2023 Jetë

Shkencëtarët përdorin AI për të parashikuar rezultatet e kancerit të trurit

24/08/2023 Teknologji
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.