Përderisa, në disa vende kanë filluar që masat kundër COVID-19, të lehtësohen – fëmijët janë vendosur në qendër të një ‘stuhie politike’ – se a duhet të rifilloj shkolla apo jo?
Shkollat fillore në Angli kanë për qëllim të rihapen nga 1 qershori, duke filluar me klasët e para dhe të gjashta shkruan Mirro.co.uk
Por sindikatat dhe disa qytete të tëra po zhvillojnë një revoltë, duke paralajmëruar se nuk ka ende prova të mjaftueshme se është e sigurt lejmi i fëmijëve të vijojnë mësimin nëpër shkolla.
Për tu sqaruar në opinionin e gjerë, në Angli kemi pasur dy azhurnime shumë të dobishme ditët e fundit transmeton Gazeta Shneta.
Ato janë një përmbledhje e këshillave shkencore nga Departamenti për Edukim dhe një azhurnim nga Zëvendës Shefi i Mjekësisë në Angli, Prof. Jonathan Van Tam.
Të dy palët thonë se fëmijët mund të kenë të ngjarë të infektohen si të rriturit; por që kur infektohen, ka shumë më pak të ngjarë të sëmuren.
Pyetja kryesore për rihapjen e shkollave, megjithatë, është se sa fëmijët e transmetojnë virusin te të tjerët – dhe këtu është se provat janë të mjegullta.
Ja çfarë kanë thënë prof Jonathan Van Tam:
A mund të infektohen fëmijët me koronavirus?
Po. Shkencëtarët besojnë se fëmijët të moshës deri në 11 ose 13 – mund të jenë më pak të ndjeshëm ndaj infektimit me koronavirus.
A është koronavirusi aq i rëndë tek fëmijët sesa të rriturit?
Jo. Kur fëmijët marrin Covid-19 është zakonisht një sëmundje “shumë më e butë” sesa tek të rriturit, tha Prof Van Tam.
Ekspertët mjekësorë besojnë se deri në 100 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur nga një gjendje e ngjashme me sëmundjen Kawasaki, e cila ka qenë e lidhur me koronavirusin.
Sidoqoftë, natyra e saktë e ndonjë lidhjeje është ende duke u hetuar dhe Prof Van Tam tha se ne po flasim për “numra shumë të vegjël” të fëmijëve.
Sa transmetojnë fëmijët koronavirusin tek të rriturit?
Disa studime sugjerojnë se fëmijët më të vegjël mund të transmetojnë virusin më pak se të rriturit.
Profesori Jonathan Van-Tam shtoi se të dhënat janë “mjaft të rralla për momentin”.Por ai ra dakord që gjetjet fillestare duket se fëmijët transmetojnë koronavirus më pak se të rriturit. /Gazeta Shneta/