Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkon në pension pediatri Bardhyl Abrashi, drejtoresha dhe koleget e vlerësojnë lart kontributin e tij

Lajme 09/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është pensionuar mjeku pediatër në Klinikën e Pediatrisë në QKUK Dr. Bardhyl Abrashi.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë Dr. Violeta Grajqevci-Uka e ka vlerësuar lart kontributin e Abrashit në klinikë, gjegjësisht në repartin e Hemato-Onkologjisë, transmeton Gazeta Shneta.

“Mirënjohës gjatë gjithë jetës për kontributin e dhënë për Klinikën e Pediatrisë, gjegjësisht repartin e hemato- onkologjisë. Është dashur shumë punë, sakrificë, guxim e forcë për ta mbajtur këtë repart të bashkuar e me zell. Së bashku me ju dhe  ekipën e këtij reparti arritëm deri të këto rezultate që sot i gëzojmë. Forca dhe puna jote e palodhshme gjate ketyre viteve ka treguar rezultatet e tua të suksesshme dhe gjithmonë dinjitoze që nga dita e parë e deri më sot”, ka shkruar Grajqevci-Uka.

Dr. Albana Xani ka thënë se Abrashi ka qenë motivi për mjekët e rinj me këshilla, njohuri dhe inkurajim për punë ekipore.

“Nuk e di si t’ia filloj urimit për Dr.Bardhylin! Po ja filloj që ndihem me fat qe vitët e para të karrieres i kemi fillu me shëmbullin më  të mirë të mundshëm siq jeni ju. Përveq kontributit të jashtëzakonshëm që keni dhënë në shëndetësi, me themelimin e onkologjisë pediatrike së bashku me koleget na keni tregu që nuk duhet me u dorëzu para vështirësive. Njëri i palodhshem, nuk do ta harroj kurr motivimin që na e ke dhënë ne mjekëve të ri, këshillat, dashurinë ndaj punës, guximin, inkurajimin për punë ekipore, njohuritë e gjithcka tjetër. E meriton pak pushim por ne kemi nevojë ende për këshilla dhe motivim nga ju, kështuqë uroj të na i japësh edhe shumë gjatë. Urime ditëlindjen dhe pensionimin!”, ka shkruar Xani.

Dr. Flora Selimi ka thënë se Abrashi ka qenë njeriu që i ka përkrahur gjithmonë.

“Dr.Bardhyl, fjalët me të vërtetë qenkan shumë të vogla për t’a pershkruar punën  tuaj gjithe këto vite. Të kam njohur  që nga koha kur unë u punësova në klinikë pediatrike, dhe që nga atëhere une pata  mbështetjen  e pakushtëzuar , për misionin tonë të përbashket  të trajtimit të fëmijeve me sëmundje malinje ma shumë se 15 vite. Ju jam  falënderues, mirënjohes, qe kemi pasur fatin të punojmë , dhe të ndajmë së bashku shume suksese,sfida ,arritje,dështime , festa, gëzime”, ka shkruar Selimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërzgjidhen shefat në Gjinekologji, ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj merr në drejtim repartin e pranimit
Artikulli i rradhës Llojet e “syrit dembel” dhe trajtimi te fëmijët

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.