Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Azizi ia lejoi transferin nga Intensiva në një klinikë tjetër mbesës së drejtorit të financave të QKUK-së

Lajme 14/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Elidona Bytyqi, mbesa e drejtorit të financave në QKUK Sherif Bytyqi, është transferuar nga Intensiva në Klinikën e Oftalmologjisë me leje të drejtorit të SHSKUK-së Elvir Azizi.

Flora Goxhufi është infermiere në njësinë e Intensives Qendrore pranë Klinikës së Anestezionit në QKUK. Goxhufi kujdeset për pacientët në koma tash e 23 vjet pa e ndërruar asnjëherë vendin e punës, shkruan Gazeta Shneta.

“Unë punoj që 23 vjet në Intensivë. Kam bo kërkesë për transfer ma herët por më kanë lejuar vetëm në njësi të njëjtë intensive.  Puna në intensivë është e rëndë. Mu nuk më është leju transferi në ndonjë njësi me punë më të lehtë”, thotë ajo.

Goxhufi dhe kolegët e saj me përvojë të gjatë në intensivë janë revoltuar për shkak të një transferi që ka ndodhur javën e kaluar. Një kolege e tyre e cila u pranua në punë vetëm para një viti, u transferua nga Intensiva në Klinikën e Oftalmologjisë.

“Kushdo që transferohet e ka dikë të fortë që ia kryen punën. Krejt këto bëhen në mënyrë të parregullt”, ka thënë Goxhufi.

Infermierja e cila u transferua është Elidona Bytyqi. Ajo është mbesa e drejtorit të Financave në Qendrën Klinike Universitare, Sherif Bytyqi. Transferi u lejua me miratim nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

Nga zyra e tij nuk kanë dhënë shumë sqarime veçse kanë përmendur se transferet e stafit brenda institucionit janë të lejueshme.

“Transferet dhe lëvizjet e stafit brenda institucioneve janë të lejueshme, konform legjislacionit në fuqi, bazuar në kërkesat, nevojat dhe arsyeshmërinë e tyre”, thuhet në këtë përgjigje.

Transferin e ka konfirmuar edhe vet Bytyqi duke thënë se axha i saj nuk ka ndikuar në këtë vendim.

“Po, jam transferuar sipas kërkesës dhe arsyshmerisë të argumentuar. Nuk më është ofruar kurrfarë ndihmë e as nga agja im e as nga askush, pasi për këtë nuk kam pas asnjë nevojë, sepse është e drejte e ime dhe mendoj e pa tjetërsushme parashtrimi i një kërkesë, siç edhe e kam bërë”, ka thënë infermierja Bytyqi.

Ndikimin e ka mohuar edhe drejtori i Financave Sherif Bytyqi. “Te nderuar, jo kurfar ndikimi nuk kam pasur lidhur me kete transfer”, ka deklaruar Bytyqi në një përgjigje për Gazetën.

E gjithë kjo ka ndodhur pa dijeninë e drejtorit të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija. Ky i fundit në një përgjigje për Gazetën ka thënë se gjendet në pushim vjetor dhe nuk është i informuar për këtë transfer.

“Meqense gjindem ne pushim vjetor nuk kam informata per pyetjet tuaja. Ju lutem ti referoheni zyres per informim te QKUK-se”, ka deklaruar Sphaija. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVetura bie nga rreth rrotullimi në Prishtinë: Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e të lënduarve
Artikulli i rradhës Shkulje flokësh e gjak në hundë: Si u keqtrajtua 4-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga logopedi në Podujevë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.