Shoqata e Instrumentarëve ka reaguar ndaj një vendimi të kryeinfermieres së Spitalit të Mitrovicës, e cila ua ka ndaluar punën instrumentarëve të këtij spitali.
Sipas Shoqatës, ky vendim është i padrejtë pasi institucioni duhet të paraqesë kërkesë pranë SHSKUK-së për mbajtjen e provimit për instrumentarë, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni reagimin e plotë:
Shoqata e Instrumentarëve reagon ndaj vendimit te kryeinfermierës së Spitalit të Mitrovicës e cila me anë të këtij vendimi ju ka ndaluar punën dhe kryerjen e detyrave të Instrumentarëve, Infermierëve të këtij spitalit! Infermierët kryejnë stazhin si Instrumentare në sallën e operacionit derisa institucioni parashtron kërkesë pranë SHSKUK-së për mbajtjen e provimit, andaj vendimi është i padrejtë dhe në nëse bazohemi në këtë logjikë nuk do të mbeste askush të kryejë detyrat e Instrumentarëve përderisa nuk lejohet stazhi dhe trashëgimia e punës tek brezat e reja!
Andaj mendojmë se ky vendim duhet të rishqyrtohet dhe të këtë bashkëpunim mes institucioneve në realizimin e provimit në afat sa më të shpejtë, pasi ka një numër të madh të infermierëve në institucionet publike të cilat kanë kryer stazhin por nuk ju është mundësuar mbajtja e provimit!