Shoqata e Pulmologëve ka dal me një reagim në mbrojtje të kolegut të tyre Ibrahim Hoti, i cili mbrëmë u ndalua nga Policia e Kosovës për 48 orë.
Hoti u arrestua pasi nuk i shërbeu pacientët me arsyetimin se kishte kaluar koha e orarit të punës, shkruan Gazeta Shneta.
SHPK ka thënë se arrestimi i mjekut është denigrim i personalitetit të tij dhe dekurajim në luftën kundër pandemisë.
Lexoni reagimin e plotë:
Shoqata e Pulmologeve te Kosoves eshte njoftuar nga mediet per arrestimin dhe suspendimin e kolegut tone Dr. Ibrahim Hoti, akt ky i paprecedente i cili eshte bere pa u vertetuar paraprakisht rrethanat dhe pa u sqaruar ngjarja ne teresi.
Me indinjaten me te thelle, Shoqata i ben thirrje autoriteteve pergjegjese qe sa me pare ta lirojne Dr. Ibrahim Hotin, dhe te kthehet menjehere ne vendin e tij te punes, ne menyre qe pacientet te mos privohen per asnje moment nga trajtimi i nevojshem.
Veprime te tilla e denigrojne personalitetin e mjekut dhe e dekurajojne ate ne luften e perditshme kunder pandemise COVID-19. Te gjithe punetoret shendetesor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftes kunder pandemise gjate muajve te fundit, kane punuar jashtezakonisht shume, me orare te stergjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishem te familjet e tyre.
Dr. Ibrahimi eshte i vetmi pulmolog ne institucionet publike shendetesore te Komunes se Podujeves, dhe tani ne kulmin e pandemise, kur numrat e pacienteve te cileve ju nevojitet trajtimi jane me te larta se kurre, ky veprim i ngutshem eshte kunder cdo arsyeje te shendoshe. Si perfundim, Ne si Shoqate kerkojme qe edhe nese nuk e kemi perkrahjen e mjaftueshme, se paku na lejoni t’a kryejme detyren tone gjate ketyre koheve te renda.