Se trupi dhe nevojat e një gruaje ndryshojnë gjatë shtatzënisë, kjo është e ditur dhe dukuri shumë normale.
Gratë fillojnë të vërejnë t’i ndodhin gjëra tek vetja e tyre që asnjëherë më parë nuk i kanë pasur.
Ndodh edhe që gjatë shtatzënisë të kenë dëshirë t’i bashkojnë ushqimet në mënyrë shumë rastësore apo t’i pëlqejnë produktet që nuk duhet të konsumohen.
Ju ndodh edhe juve? Mos u shqetësoni, edhe kjo është është normale…
Jeni në pritje të një shtatzanie dhe bini pre e disa ushqimeve të parezistueshme?
Mos u shqetësoni, kjo ju ndodh të gjithave. Ndryshimet hormonale janë tipike për këtë periudhë dhe sigurisht që ndryshojnë shijet dhe aromat. Ndodh që të refuzoni ushqimet që ju pëlqenin dhe të keni më shumë dëshirë për ato që më parë nuk i preferonit. Por shpesh shfaqet edhe dëshira për të bërë kombinime mjaft të çuditshme.
Një shembull?
Banane dhe ketchup ose biskota me kastraveca turshi. Dëshirat ndonjëherë nuk janë të lehta për tu përballuar, por duhet të bëjmë dallimin mes tekave dhe dëshirës.
Nëse, për shembull, keni një dëshirë për peshk të freskët, bashkëshorti nuk ka mundësi ta sigurojë në moment dhe pas disa përpjekjesh ndoshta dhe nuk arrin ta gjejë. Nëse ndjeni një dëshirë të çmendur për të konsumuar shkumës, qymyr apo rërë, është mirë t’i kontrolloni impulset tuaja.
Absolutisht që nuk u çmëndët. Thjesht këto dëshira absurde nuk kanë të bëjnë me ushqimet që ju duhet të konsumoni në shtatzani.
Mos ndiqni dëshirat tuaja kur ka pasoja për fetusin. Natyrisht, plotësimi i një dëshire gëzon shpirtin, por lëndoni shumë atë që keni në bark.
Gjëja më e rëndësishme është të keni maturi./pernenat