Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po kërkon ndalimin e tubimeve publike dhe mësimin në shkolla.
Kjo kërkesë e të parit të kryeqytetit vjen pas regjistrimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, shkruan Gazeta Shneta.
“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Në Shqipëri janë ndaluar tubimet publike dhe mësimi në shkolla për dy javë pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus të cilët kishin ardhur nga Italia.
Në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. /Gazeta Shneta/