Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpëtimi i jetëve nga kardiokirurgët, 2017-ta vit i suksesshëm për vëllezërit Kojcici

Lajme 29/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fatos, Besnik dhe Arben Kojcici, janë tre vëllezërit specialistë të sëmundjeve të zemrës. Që të tre janë mjekë nga fusha e kardiologjisë. Fatosi është specialist në Kardiokirurgji sikurse edhe Besniku, ndërsa Arbeni specialist Kardiotorakal.

Që të tre punojnë në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe Tiranë, ku kanë arritur të shmangin vdekjen e shumë pacientëve gjatë këtij viti.

Dr. Fatosi ka bërë një prezantim të punës së repartit të Kardiokirurgjisë në Prishtinë, ku tregon se viti 2017 ka qenë mjaft i suksesshëm, duke i krahasuar rezultatet me qendrat e ndryshme në Evropë dhe botë.

Sipas tij, pas publikimit të rezultateve janë vet pacientët që mund të zgjedhin kryerjen e një operacioni të suksesshëm.

Ai thotë se janë të rralla spitalet që i bëjnë publike raportet vjetore, për shkak të vdekshmërisë së pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.

“Duke pasur një përvojë pune shumë vjeçare në Gjermani dhe Austri, ndjej obligim për informim sa më korrekt të publikut. Publikimi i rezultateve në mjekësi është i ndjeshëm, për të gjitha qendrat, por duhet të jetë i drejt”, thotë kardiokirurgu.

Ai shpjegon se intervenimet janë me rrezikshmëri për shkak se varen nga sëmundjet e pacientëve, koha e intervenimit, funksioni i zemrës, mosha, gjinia e organet tjera. Mirëpo ai insiston se është kirurgu që duhet të marr përgjegjësinë për trajtimin e këtyre rasteve.

“Marrja e përgjegjësisë nga kirurgu, trajtimi i këtyre rasteve të vështira operative, është faktori kryesor që përcakton së fundi edhe rezultatet përfundimtare. Prandaj publikimi i rezultateve sa më në detaje jep një pasqyre me komplete dhe tregon seriozitetin e stafit mjekësor dhe poashtu edhe të Spitalit”, deklaron Dr. Fatosi.

“Spitalet më të njohura universitare në gjermani, kanë publikuar një vdekshmëri për vitin 2016, që në rastet më të mira ( pa urgjenca dhe pa disekcione) paraqitet me 1,5 % deri ne 2,5 % dhe duke u lavdruar me këto rezultate që janë nën mesataren e rrezikshmërisë me 3%”, shton ai tutje.

Nga përvoja e tij në Gjermani, tregon se përveç ekipit mjaft të mirë të anestezionit, reanimatorëve, stafit infermieror dhe kirurgëve, ata kanë edhe gjithë potencialin teknik si programimin e zemrave artificiale: LVAD,RVAD,BVAD pastaj ECMO ose ECLS.

Poashtu edhe faktorët e koagulimit të gjakut, bëjnë që këto qendra universitare të paraqesin një vdekshmëri totale që në të gjitha rastet kalon mbi 1 për qind.

“Duhet theksuar që e gjithë kjo teknologji si programi i zemrës artificiale me LVAD,RVAD,BVAD dhe faktorët e koagulimit që janë shumë të shtrenjtë nuk gjinden ne Ballkanin perëndimor e leje me në atë lindor. Në Ballkanin perëndimor (Kosovë dhe Shqipëri) kemi ende problemet elementare të mungesës së gjakut dhe Trombociteve. Një mungesë e këtyre Produkteve esenciale, shkakton edhe rritjen e vdekshmërisë, thjeshtë si pasojë e gjakderdhjes”, thotë kardiokirurgu Kojcici.

Ai shton se pacientët mund të marrin çdo shërbim në zemër brenda Kosovës, përveç transplantit që nuk i lejuar me ligj.

“Sido që të jenë numrat, jo gjithherë mund të shpëtonim secilën jetë. Kjo vdekshmëri edhe pse e ulët në Kardiokirurgji, për ata që nuk shpëtuan është tepër e madhe. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për çdo pacient, që përkundër shërbimit maksimal nga e gjithë ekipi i kardiokirugjisë , fatkeqësisht nuk ia dolën me sukses të vazhdojnë jetën e tyre pranë familjareve”, është shprehur Dr. Kojcici.

Ai iu ka bërë thirrje kolegëve të tij që t’i bëjnë publike rezultatet e punës ku do të informoheshin drejt pacientët.

“Mos të harrojmë, secili nga ne mund të bëhet Pacient dhe jo secilit, do t’i premtoj koha të kërkoj pa nevojë një spital jashtë vendit”, ka thënë kardiokirurgu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFrymëmarrja e zhurmshme tek bebet: Çfarë konsiderohet normale, çfarë jo
Artikulli i rradhës Pozicioni i gjumit që lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.