Për prindërit e rinj, termi “fjetja si foshnje” mund të marrë një kuptim krejtësisht të ri.
Kjo nuk është vetëm për shkak të të sapolindurve që qëndrojnë shumë zgjuar, por për shkak se frymëmarrjet e tyre, gjithashtu, mund të jenë shumë të zhurmshme, madje edhe kur janë në gjumë.
Një porsalindur merr frymë më shpejt se një i rritur. Kjo është për shkak se ata nuk kanë kapacitetin e mushkërive për të mbajtur shumë oksigjen kështu që ata kanë nevojë të marrin dhe lirojnë frymë më shpesh. Një i rritur merr rreth 18-20 herë frymë në minutë në krahasim me një të porsalindur, i cili merr dhe liron frymë rreth 40-60 herë në minutë, transmeton Gazeta Shneta.
Fryma e bebes nuk është vazhdimisht ritmike. Të sapolindurit marrin shumë frymëmarrje të shpejta dhe të cekëta – pothuajse sikur po gëlltiten. Ndonjëherë ata marrin frymë më gjatë, më shkurt, të ndjekur nga ato më të cektat. Pastaj ata mund të ndalojnë për ca sekonda dhe të mos marrin frymë aspak. Kjo është ajo që quhet “frymëmarrje periodike”.
Është plotësisht normale t’i ndodhë fëmijëve të shëndetshëm . Me kalimin e kohës dhe rritjes së pjekurisë, shumica e foshnjave rritin këtë model të frymëmarrjes.
Në shumë raste, fryma e zhurmshme shkaktohet nga tingujt e ajrit që rrjedh mbi pështymën e cila lirohet në pjesën e pasme të fytit të foshnjës. Ndryshe nga të rriturit, foshnjat nuk janë në gjendje të pastrojnë fytin e tyre, të kolliten kur duan, ose me vetëdije kontrollojnë frymëmarrjen e tyre.
Ndonjëherë është e dobishme të përdoren pika normale të hundës. Ato lëngëzojnë sekrecionet e hundës dhe ndihmojnë në pastrimin e mukozës që mund të pengojë flegrat e foshnjës. Megjithatë, para se ta bëni këtë, kotrollojeni atë te pedriati dhe sigurohuni që nuk qëndron ndonjë shkak mjekësor prapa frymëmarrjes së zhurmshme.
Kur ta dërgoni fëmijën tuaj në spital:
- Nëse fëmija juaj ndalon së marruri frymë.
- Nëse fëmija juaj ndjehet i ngathët apo ka vështirësi për t’u zgjuar nga gjumi.
- Nëse marrin ngjyrë blu ose të zbehtë./Gazeta Shneta/