Për disa femra, menstruacionet mund të kthehen në një makth të vërtetë. Dihet që kjo vjen për shkak të dhembjeve që i pengojnë të bëjnë aktivitete të shumta, përfshirë edhe gjumin.
Dhe duke qenë se për dhembjet menstruale nuk ka akoma një kurë të mirëfilltë, përballimi i “atyre ditëve të muajit” është një sfidë e vërtetë, duke llogaritur që në disa raste, dhembja mund të jetë po aq e fortë sa ajo e një ataku kardiak.
Fatmirësisht, ekspertët kanë zbuluar se ekziston një pozicion fjetjeje që lehtëson ndjeshëm dhembjet menstruale. Bëhet fjalë për pozicionin fetal, në të cilin personi qëndron i shtrirë në anë, me këmbët e përthyera afër stomakut.
Ky pozicion ndihmon në heqjen e presionit nga muskujt abdominalë, duke ju siguruar kështu një gjumë më të qetë./Sovrani.info/