Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpresë e re për pacientët me kancer gjaku, trajtimi i ri zgjat jetën pa sëmundje

Jetë 15/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një regjim i ri trajtimi për pacientët me mielomë – një formë e kancerit të gjakut – ka treguar rezultate premtuese në zgjatjen e periudhës pa sëmundje (remisie) përmes një prove klinike të udhëhequr nga Universiteti i Leedsit.

Mieloma zakonisht trajtohet me transplant të qelizave burimore nga palca e kockave të vetë pacientit, i mbështetur me kimioterapi intensive. Megjithatë, sëmundja zakonisht rikthehet.

Në këtë studim, pacientët që kishin rikthim të mielomës iu nënshtruan një transplanti të dytë të qelizave burimore dhe më pas morën një kombinim barnash: talidomid, deksametazon dhe ixazomib—të cilat janë alternativa ndaj kimioterapisë tradicionale. Më pas, ixazomib përdorej si trajtim mirëmbajtës për të shtypur qelizat kancerogjene, shkruan MedicalXpress, transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet e provës klinike të quajtur Myeloma XII (ACCoRd), të publikuara në The Lancet Haematology, treguan se ky trajtim e zgjati remisien me mesatarisht 7 muaj krahasuar me trajtimin standard. Përveç zgjatjes së jetës pa sëmundje, pacientët përjetuan edhe përmirësim të cilësisë së jetës falë përdorimit të terapive më të buta dhe më të targetuara.

Studiuesit theksojnë se ky trajtim paraqet një alternativë të vlefshme për pacientët që janë në gjendje të kalojnë një transplant të dytë të palcës kockore. Organizata Cancer Research UK dhe profesionistë të përfshirë në këtë studim e konsiderojnë këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të trajtimeve për pacientët me mielomë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOzempic rezulton të jetë premtues në trajtimin e një forme të rëndë të sëmundjes së mëlçisë
Artikulli i rradhës Studimi: Ilaqi Lecanemab mund të përdoret sigurt për pacientët me Alzheimer

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.