Ozempic është efektiv në trajtimin e një forme të rëndë të sëmundjes së mëlçisë që prek miliona amerikanë, sipas një studimi të publikuar në prill në revistën “The New England Journal of Medicine”.
Studimi përfshiu 800 persona me steatohepatit me disfunksion metabolik (MASH), një fazë e avancuar e sëmundjes së mëlçisë me steatozë të lidhur me disfunksion metabolik (MASLD), e cila fillon me grumbullimin e yndyrës në mëlçi.
Ndryshe nga disa sëmundje të tjera të mëlçisë, MASH nuk shkaktohet nga konsumimi i alkoolit. Ajo lidhet me obezitetin, diabetin tip 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Rreth 1.8 milionë amerikanë diagnostikohen çdo vit.
Për këtë studim, pacientët me MASH morën injeksione javore me ose një placebo ose semaglutid, një agonist i receptorit të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1), që është përbërësi aktiv në barnat e njohura Wegovy dhe Ozempic.
Barnat, të aprovuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për trajtimin e obezitetit dhe diabetit tip 2, prodhohen nga kompania farmaceutike Novo Nordisk, e cila financoi studimin.
Pas 72 javësh, dy nga tre pacientë që morën semaglutid kishin përmirësime të dukshme në grumbullimin e yndyrës dhe në shenjëzimin e mëlçisë. /Gazeta Shneta/


