Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, 47 të shëruar dhe dy viktima.
Nga 397 testime të kryera për COVID-19, 68 raste pozitive janë konfirmuar shkruan TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy viktima , të cilët përpos virusit kanë pasur edhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht në Shqipëri janë të hospitalizuar 83 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje./GazetaShneta/