Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 69 raste me COVID-19, 25 të shëruar dhe 3 viktima.
Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.
Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë./TopChannel