Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Mbi 7 mijë raste të reja me kancer në vitin 2025

Lajme 06/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë vitit 2025, më shumë se 7 mijë pacientë në Shqipëri janë diagnostikuar me kancer, ndërsa sëmundjet tumorale vijojnë të renditen të dytat për nga numri i rasteve dhe shkalla e vdekshmërisë, pas patologjive kardiovaskulare.

Aktualisht, rreth 16% e vdekjeve në vend lidhen drejtpërdrejt me kancerin.

Të dhënat e përditësuara deri në vitin 2024 tregojnë një rritje të disa llojeve të tumoreve, ku specialistët theksojnë se ndikim të rëndësishëm ka edhe mënyra e jetesës.

Tek burrat vërehet shtim i rasteve të kancerit të mushkërive, stomakut, prostatës dhe zorrës së trashë, raportojnë burime mjekësore.

Ndërkohë, tek gratë mbetet dominues kanceri i gjirit, me rreth 800 diagnoza të reja çdo vit. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” konfirmon gjithashtu një rritje të ndjeshme të shtrimeve dhe trajtimeve për sëmundjet tumorale.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka deklaruar se forcimi i shërbimeve onkologjike dhe përmirësimi i trajtimit për pacientët me sëmundje të rënda mbetet një nga prioritetet kryesore.

Ekspertët paralajmërojnë se, ashtu si në nivel global, edhe në Shqipëri pritet një rritje e mëtejshme e rasteve, e ndikuar kryesisht nga plakja e popullsisë.

Statistikat tregojnë se burrat mbeten më të prekurit, me mbi 3 800 raste të reja gjatë vitit të fundit, ndërsa tek gratë janë regjistruar rreth 3 200 raste të reja.

 

Artikulli paraprakTiranë: Vdekja e të miturit në klinikë dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona, 3 për vrasje nga pakujdesia
Artikulli i rradhës Studim: Dieta keto mund të ndihmojë në lehtësimin e depresionit

Ju sugjerojmë

Shpresa Beqiri emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Neurologjisë në QKUK

08/07/2026 Lajme

Për herë të parë në Klinikën e Neurokirurgjisë realizohen dy operime me teknikën e neuroendoskopisë

08/07/2026 Lajme

Sot certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

08/07/2026 Lajme

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht, priten rezultatet e analizave të IKSHPK-së

08/07/2026 Lajme

Mot me diell dhe temperatura deri në 31°C

08/07/2026 Lajme

KQZ mban mbledhje të mërkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

07/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.