Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Virozat bëhen agresive, infeksionet respiratore rritje mbi 40%

Lajme 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Virozat në këtë sezon dimri janë bërë më agresive, po krijojnë infektime, po zgjasin në kohë e për rrjedhojë po ndikojnë negativisht për përkeqësimin e shëndetit të popullatës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i infeksioneve respiratorë në 5 javët e para të vitit 2025 ishte së paku 40 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur në javën e katërt të vitit 2025 që korrespondon me javën e fundit të janarit numri i personave që u raportuan me infeksione respiratore arriti në rreth 23, 400 ose 44 për qind më i lartë se në të njëjtën javë të vitit 2024.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit tregojnë se, infeksionet nga virozat shënuan një rritje të lartë përgjatë janarit dhe shkurtit 2025, me gati dyfishim të rasteve. Infeksionet respiratorë nënkuptojnë trajtim me medikamente. Mjekët në poliklinikën e specializuar të mushkërive pohojnë se, këtë sezon gripi ka qenë agresiv duke shkaktuar në masë infeksione të rrugëve të sipërme dhe poshtme respiratorë. Të prekurit kanë shfaqur simptoma si kollë, lodhje e vazhdueshme tj.

Të sëmurët kronikë janë prekur më rëndë dhe në shumë raste është shtruar nevoja për mjekim me antibiotike dhe trajtim në spital. Kjo situatë ka krijuar ngarkesë në spitalet sidomos në klinikat pediatrike. Fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë më të prekur. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se qyteti i Durrësit kishte numrin më të lartë të të prekurve me infeksion të rrugëve respiratorë, e ndjekur nga Tirana, Tropoja dhe Gjirokastra.

Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronikë dhe moshat e vjetra duhet të shmangin vend-grumbullimet për të shmangur infektimet. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit. Vaksina rekomandohet sidomos në individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç. Gjithashtu ilaçet ndaj gripit vetëm me rekomandim të mjekut mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes.

*Ky artikull u publikua nga Monitor.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al

 

 

Artikulli paraprakToskana, rajoni i parë italian që miraton eutanazinë
Artikulli i rradhës Identifikohet një çrregullim i ri i mpiksjes së gjakut

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.