Në Shqipëri kanë arritur sot 192 mijë doza të vaksinës kineze ‘Sinovac’.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marr pjesë sot në pranimin e 192 mijë dozave të vaksinës ‘Sinovac’ në aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani në Shqipëri janë dorëzuar mijëra doza të katër llojeve të vaksinave, Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik 5. Rama ka deklaruar se deri në qershor do të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Ai ka deklaruar se janë të gatshëm të vaksinojnë të gjithë punëtorët shëndetësorë të Kosovës.
“Jemi të gatshëm qysh nesër të fillojmë vaksinimin e 11 mijë bluzave të bardha të Kosovës brenda 20 ditësh. Nëse ata duan të vaksinohen më shpejt, atëherë mund të organizojmë tre turne të vaksinimit”, ka deklaruar Rama.
Kujtojmë se në Kukës janë vaksinuar 500 punëtorë shëndetësorë javën e kaluar. /Gazeta Shneta/