Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Afër 100 infermierë në QKUK nuk janë paguar për ndërrimet e natës në klinikat Covid

Lajme 25/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Afro 100 infermierë që punojnë në Klinika të ndryshme në QKUK, ku trajtohen rastet me COVID-19, nuk po i marrin pagesat e ndërrimeve të natës, ndonëse ata po detyrohen t’i mbajnë ndërrimin.

Pagesat nuk i kanë marrë as për shtesat që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës. Në vendimin e Qeverisë së kaluar, ishte marrë vendim që mjekët t’i marrin 250 Euro në muaj, stafi i infermierëve 150 Euro, kurse personeli mbështetës 100 Euro.

E në këtë kategori, nuk kanë hyrë infermierët që janë pranuar si staf ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë, për kujdesin e pacienteve me koronavirus.

Në kushte anonimiteti, infermierë të Klinikave të ndryshme ku punojnë ata, thonë për Gazetën Online “Reporteri.net”, se që nga fillimi i punës, që gati pesë muaj, nuk kanë marrë asnjë shtesë me para për ndërrimet e natës e as për orët shtesë.

Se pagesat nuk i kanë marrë asnjëherë, e kanë konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, ndonëse fajin ia lënë Qeverisë së kaluar.

Në një përgjigje për Reporteri.net, ky institucion thotë se për muajin shkurt dhe mars, janë duke shqyrtuar mundësinë e pagesës së tyre për këta dy muaj.

“Me vendimet e mëhershme të Qeverisë së kaluar për shtesat në pagë, në asnjërin prej tyre nuk ka qenë e paraparë kjo kategori që të përfshihet në këto shtesa në pagë. Me vendimin e Qeverisë, të muajit shkurt, që parasheh shtesa në pagë vetëm për shkurt dhe mars 2021, MSh është duke shqyrtuar mundësinë e pagesës së tyre për këta dy muaj”, thuhet në përgjigjën e MSh-së. /Reporteri.net/

Artikulli paraprakMamia Razije Musa sugjeron këtë orar të gjumit për bebet 9 deri në 12 muaj
Artikulli i rradhës Shqipëria merr 192 mijë vaksina ‘Sinovac’, Rama: Mund t’i vaksinojmë 11 mijë mantelbardhë të Kosovës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.