Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e pozitës Drejtor për Shërbime të Përbashkëta Teknike Administrative në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtori i kësaj drejtorie do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e shërbimeve teknike dhe administrative, përfshirë koordinimin e stafit, pajisjeve dhe proceseve të ndryshme mbështetëse që mundësojnë funksionimin e përditshëm të institucionit shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
Në konkurs janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, përfshirë kualifikimin universitar, përvojën profesionale dhe aftësitë menaxheriale, të nevojshme për drejtimin e kësaj strukture brenda QKUK-së.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në konkursin zyrtar të publikuar nga SHSKUK.
Detajet e tjera i gjeni KETU




