SHSKUK e ka shpërblyer organizatën Handikos me kontratë mbi 123 mijë Euro për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka shpërblyer me kontratë me vlerë 123,134 Euro organizatën Handikos, për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, shkruan Gazeta Shneta.
Vendimi për dhënien e kontratës është marr më datën 21 të këtij muaji nga zyrtari i prokurimit Ekrem Fetahu.
SHSKUK i ka blerë këto pajisje me vlerë rreth 6.5 milionë Euro vitin e kaluar. Që nga kontraktimi pajisjet kanë mbetur në një depo në QKUK.
Për mos fillimin e shpërndarjes së tyre organizata Handikos disa herë kishte reaguar ashpër ndaj SHSKUK-së. Tani kjo organizatë do të paguhet nga SHSKUK për të bërë shpërndarjen dhe montimin e tyre. /Gazeta Shneta/




