Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK: Menaxhimin e suksesshëm të Covid-19 nga ne, e vlerësoi edhe raporti i progresit i Këshillit të Evropës

Lajme 14/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka përmbledhur ngjarjet që karakterizuan pandeminë me COVID-19 brenda tri viteve të fundit në vendin tonë.

“Pandemia e COVID-19, si sfida më e madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore kudo në botë. 3 vjet më parë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ishte mobilizuar, duke vënë në gatishmëri gjithë stafin shëndetësor për t’u përballur me rastet e para të diagnostikuar me Covid-19” thuhet në komunikatën zyrtare të ShSKUK-së, përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, me 13 mars 2020, është pranuar rasti i parë për trajtim në Klinikën Infektive.

“Të ndodhur para një Pandemie të panjohur dhe duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, punëtorët e ShSKUK-së, mjekë, infermierë dhe staf mbështetës u aktivizuan për të ofruar kujdes dhe mbështje maksimale për pacientët e diagnostikuar”.

ShSKUK, betejën me menaxhimin e pandemisë COVID-19 e ka vlerësuar të suksesshme dhe kemi një raport të progesit që e mbështet këtë fakt:

“Menaxhimin e suksesshëm të Covid-19 nga ShSKUK, e vlerësoi lartë edhe raporti i progresit i Këshillit të Evropës, publikuar në vitin 2021. Në mes tjerash, në raport theksohej se autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë arritur progres signifikant në përmirësimin e mbikëqyrjes, hulumimit, gjurmimit të rasteve dhe në menaxhimin e rasteveve me Covid-19” ka potencuar më tej ShSKUK.

Komunikata e plotë e ShSKUK-së:

Pandemia e COVID-19, si sfida më e madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore kudo në botë.

3 vjet më parë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ishte mobilizuar, duke vënë në gatishmëri gjithë stafin shëndetësor për t’u përballur me rastet e para të diagnostikuar me Covid-19.

Me 13 Mars 2023, pranohet rasti i parë për trajtim në Klinikën Infektive, për të pasuar ditët vijuese me rritje graduale të rasteve.

Të ndodhur para një Pandemie të panjohur dhe duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, punëtorët e ShSKUK-së, mjekë, infermierë dhe staf mbështetës u aktivizuan për të ofruar kujdes dhe mbështje maksimale për pacientët e diagnostikuar.

Rastet sa vinin e shtoheshin, përderisa repartet e Klinikës Infektive nuk mjaftuan për të përballuar pacientët që kërkonin trajtim, andaj aktivizohet edhe Mjekim Intensiv për trajtim të rasteve me Covid-19.

ShSKUK aktivizoi po ashtu, 7 spitalet e përgjithshme të cilat funksionalizuan reparte për të trajtuar pacientë të diagnostikuar me Covid-19.

Rritja enorme e rasteve bëri që ShSKUK të rrisë numrin e shtretërve me hapësira të reja, fillimisht në Klinikën e Pulmologjisë, pastaj objektin e Mjekësisë Sportive, Klinikën Interne, por edhe në Klinikën e Pediatrisë, Gjinelologjisë, Neonatologjisë, të cilat aktivizuan reparte për trajtim të rasteve me Covid-19.

Rritja e numrit të infektuarve preku edhe stafin e mjekëve dhe infermierëve që ishin vija e parë e kontaktit me pacientë, e shumë nga ta sakrifikuan jetën, ku pas infektimit nuk arritën ta mundin virusin duke humbur jetën, por kjo për asnjë moment nuk ndali përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre.

3 vjet pas rasteve të para, kujtojmë me krenari përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër që humbën jetën pas infektimit me Covid-19.

Menaxhimin e suksesshëm të Covid-19 nga ShSKUK, e vlerësoi lartë edhe raporti i progresit i Këshillit të Evropës, publikuar në vitin 2021.

Në mes tjerash, në raport theksohej se autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë arritur progres signifikant në përmirësimin e mbikëqyrjes, hulumimit, gjurmimit të rasteve dhe në menaxhimin e rasteveve me Covid-19.

Edhe sot, 3 vjet pas rasteve të para, ShSKUK po vazhdon të trajtojë raste të spitalizuara me Covid-19.

 

Artikulli paraprakShqipëria drejt plakjes së shpejtë, e katërta në Evropë për normën e ulët të lindshmërisë
Artikulli i rradhës Në tre vjetorin e pandemisë Dr. Krasniqi falënderon infektologët Lindita Berisha e Sali Ahmeti

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.