Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar përsëri kontrata me kompanitë të cilat ditë më parë janë gjobitur për shkak të vonesave në furnizimin me barna dhe materiale – sipas kontratave të nënshkruara.
Pavarësisht gjobës në vlerë mbi 52 mijë euro në total, për kompanitë të cilat nuk e kanë bërë furnizimin me barna dhe materiale shpenzuese nëpër klinika sipas urdhërblerjeve të lëshuara nga njësitë, ShSKUK përsëri ka nënshkruar tenderë me tre kompanitë e gjobitura.
“MADEKOS Group” dje ka nënshkruar dy kontrata për furnizim me penj kirurgjikal për Shërbimin Spitalor Klinik Universita në vlerë 996 euro si dhe furnizimin me penj kirurgjikal për Klinikën Gjinekologjisë Obstetrike në vlerë 498 euro.
Kontratat ndërmjet ShSKUK-së dhe “MADEKOS Goup” janë nënshkruar dje.
Në kontratën për Furnizim me Material Medicinal nga LE për nevojat e SHSKUK-së të ndarë në tre Lot- e, Kompania MADEKOS Group ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 340 mijë euro për Lot 3 dhe Lot 5.
Ndërsa përfituese për Lot1 është kompania “Agani L.T.D” Sh.P.K në vlerë të përgjithshme 11,991,40.
Vlera e parashikuar për këtë tender është 629,445,80 euro.
SHSKUK këto ditë ka edhe lidhur një kontratë të re më kompaninë “Redoni” në një vlerë prej 27, 366.08 euro.
Kontrata ka të bëjë më “Furnizim me Olanzapine nga LE për nevojat e SHSKUK-së”. Edhe kjo kompani gjendet në listën e të ndëshkuarve për shkak të vonesës në liftërim (furnizim) për periudhën TM4 2022.
Vonesat kanë qenë për furnizimin më produktin e Oxytocin (Injekson: 10 IU në 1ML). Tash në kontratën e re “Redoni” do të bëjë furnizimin me produktin e olopazin -Tableta 10 mg në një sasi prej 97736 copë për 12 muaj.
“Medical Group” është një tjetër kompani e gjobitur nga ShSKUK për shkak të mos respektimit të liferimit me kohë të barnave dhe materialeve mediacinale në ShSKUK, por megjithatë ShSKUK përsëri ka nënshkruar kontratë me të njejtën kompani.
Sipas njoftimit për kontratë, tenderi është nënshkruar sot dhe kohëzgjatja është një vjeçare.
Kontrata është ndarë në dy Lot-e. Lot1 për Furnizim me temozolamide 100mg në vlerë 60, 916,80 dhe Lot2 për Furnizim me temozolamide 140mg vlerë 207 060,00.
Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 333,720,00. /Gazeta Shneta/
SHSKUK i ka dënuar kompanitë me mbi 52 mijë Euro për vonesë të barnave nga shkurti deri në gusht