8 mijë e 876 analiza janë kryer në Klinikën e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Sipas raportit të ShSKUK-së, krahasuar me vitin e kaluar në të njejtën periudhë kohore janë kryer më pak shërbime të analizave mikrobiologjike.
“Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar janë bërë 4 mijë e 778 analiza mikrobiologjike. Sipas raportit të punës, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022 janë mbledhur 7 mijë e 557 mostra për analizë mikrobiologjike dhe janë kryer 1 mijë e 319 testime aerologjike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/