Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diafragma, metoda mbrojtëse për parandalimin e shtatzënisë funksionon në këtë mënyrë

Femina 23/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si një metodë preventive kundër shtatzënisë, një diafragmë është rreth 94 për qind efektive dhe fizikisht bllokon spermën të hyjë në qafën e mitrës.

Mes tjerash, do t’ju duhet të ndërroni diafragmën çdo dy vjet dhe është mirë të keni në dorë pilulat kontraceptive të emergjencës në rast se diafragma rrëshqet nga vendi, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Diafragma është një pajisje e cekët në formë kube e bërë nga silikoni ose lateksi, të cilën e mbushni pjesërisht me krem ​​spermicid dhe futet në vaginë, si metodë mbrojtëse kundër shtatzënisë.

Kur përdoret vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte, diafragma është rreth 94 përqind efektive.

Nëse jeni duke u mbështetur te diafragma, është mirë të keni në dorë pilulat kontraceptive emergjente, kështu që do të jeni të përgatitur nëse diafragma juaj rrëshqet nga vendi ose harroni ta përdorni.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Si funksionon një diafragmë?

Diafragma është një metodë penguese e kontracepsionit që bllokon fizikisht spermën që të hyjë në qafën e mitrës dhe mban spermicidin pranë qafës së mitrës për të mbytur çdo spermë që mund të depërtojë drejt brendësisë së mitrës.

Ju do të duhet të zëvendësoni diafragmën tuaj të paktën çdo dy vjet, ose më herët nëse tregon ndonjë shenjë përkeqësimi. Sigurohuni që të kontrolloni për vrima ose çarje sa herë që e përdorni.

Gjithashtu kërkojini nga ofruesi i kujdesit shëndetësor të kontrollojë përshtatjen e diafragmës tuaj pasi të keni pësuar një operacion në legen, të keni humbur ose fituar 20 për qind të peshës tuaj trupore, keni pasur një abort ose keni lindur.

Këto gjëra mund të ndryshojnë madhësinë dhe formën e qafës së mitrës dhe vaginës tuaj sa për të bërë të nevojshme një diafragmë të re. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShSKUK publikon raportin gjashtë mujor në shërbimin e Mikrobiologjisë
Artikulli i rradhës Shenjat dhe simptomat e placentës së mbajtur: Çfarë duhet të dini pas lindjes së fëmijës

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.