Në raportin ditor të shpalosur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), është parë nga afër gjendja e fundit e krijuar në vend si rezultat i variantit Delta.
Me vazhdimin e masave anti- COVID dhe me vaksinimin e mëtejshëm është parë se po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme përcjell Gazeta Shneta.
Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.
659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
– Klinika Infektive, 92 pacientë;
– Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë;
– Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë;
– Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë;
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë;
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë;
– Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 59 pacientë;
– Spitali i Pejës, 132 pacientë;
– Spitali i Gjilanit, 65 pacientë;
– Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë;
– Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë;
– Spitali i Ferizajt, 51 pacientë. /Gazeta Shneta/