Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 410 raste të infektimit me Covid dhe 12 raste të vdekjes.
Nga 8,789 testime të kryera janë konfirmuar 410 qytetarë të infektuar me Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).
Në anën tjetër, 1,732 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë ka arritur në 14,501.
Poashtu, brenda kësaj periudhe janë dhënë 22,671 doza të vaksinës, kurse 385,297 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/