Shtatzënia mund të jetë një kohë magjike, por edhe një periudhe stresuese. Me kaq shumë gjëra që ju lejohet të beni ose të mos bëni, ju shpesh bëheni konfuze. Udhëzimet rekomandojnë që gratë pa komplikime gjatë shtatzënisë mund të bëjnë palestër.
“The Conversation” është konsultuar me 5 ekspertë të kësaj fushe nga të cilët ëhstë kërkuar mendimi nëse shtatzënat janë të sigurta të vrapojnë dhe përgjigjet e tyre ishin të gjitha positive, transmeton Gazdeta Shneta.
Ata treguan se vrapimi jo që është i rrezikshëm, por gratë mund të kenë përfitime të shumta prej tij.
E vetmja gjë që ato duhet ta kenë parasysh është që tërë aktivitetet sportive duhet t’i bëjnë në tre mujorin e parë. Po ashtu, gratë të cilat nuk kanë qenë edhe aq aktive para shtatzënisë, duhet të bëjnë kujdes me lëvizjet gjersa janë me barrë.
Stërvitja me intensitet të moderuar gjatë shtatëzanisë ka përfitime të rëndësishme për nënën dhe foshnjën. Në dy tremujorët e parë, vrapimi mund të ndihmojë në forcimin e muskujve të placentës dhe të legenit.
Megjithatë, ekziston rreziku që vrapimi në tremujorin e tretë mund të shkaktojë mosmbajtjeje urinare pas lindjes.
Shumica e udhëzimeve sugjerojnë gjithashtu që gratë duhet të kërkojnë këshilla nga mjekët e tyre para fillimit ose vazhdimit të një programi ushtrimesh. Megjithatë, fillimi i një programi të tillë ushtrimesh gjatë shtatzënisë nuk është ideale për dikë që është i udhëzuar të mos vrapojë ose nëse ka komplikime tjera.
Megjithatë, lloji i ushtrimit duhet të bazohet në komoditetin dhe përvojën e nënës. Pra, për ato me shtatzëni të rregullt dhe ato që ishin duke ushtruar rregullisht para shtatzënisë, është mirë ta vazhdojnë me atë riteëm. Por nëse nuk keni qenë një vrapuese para se të mbeteni shtatzënë, mund të jetë një kohë sfiduese për të filluar një aktivitet të tillë; provoni sporte të tjera sic është ecja ose noti./GazetaShneta/