Gratë shtatzëna me binjakë janë të prirura që të përballen me rrezikun e lartë të preeklampsisë apo ndryshe hipertensionin e shkaktuar nga shtatzënia.Kjo gjendje shoqërohet me presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë dhe prek 1 në 3 gra shtatzëna me binjakë.
Është vlerësuar se 5 përqind e shtatzënive preken nga preeklampsia shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Komplikimet nga hipertensioni mund të sjellin lindje të parakohshme apo deri në pasoja fatale, si për nënën ashtu edhe për foshnjet.
Aktualisht, studiuesit kanë identifikuar dy proteina të prodhuara nga placenta e që janë përgjegjëse për zhvillimin e preeklampsisë.
Gjetjet tregojnë se gjeni FLT1, i cili është përgjegjës për formimin e enëve të gjakut të fetusit është i pranishëm edhe në qelizat e placentës te gratë shtatzëna.
Ky gjen prodhon proteina të caktuara që në një përqëndrim të lartë ngushton enët e gjakut dhe rrit presionin e gjakut të nënës.Kjo dëmton shpërndarjen e gjakut dhe lëndëve ushqyese në placentë.
Sado premtuese të jetë këto rezultate, studiuesit janë të kujdeshëm dhe vërejnë se duhet bërë më shumë hulumtime për të kuptuar më tej lidhjen.
Efektet shëndetësore te nënat
Sapo të lindin foshnjet, simptomat zvogëlohen dhe shëndeti i nënës nuk rrezikohet më.Sidoqoftë, gratë janë në rrezik për të zhvilluar eklampsi deri në gjashtë javë pas lindjes.Për këtë arsyje, mjeku juaj do të vazhdojë monitorimin e gjendjes suaj shëndetësore.
Në anën tjetër, nëse preeklampsia nuk trajtohet ajo mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe trurin e nënës.
Ndikimi te foshnjet
Meqenëse, trajtimi për preeklampsi kërkon lindjen e foshnjeve, ato janë në rrezik për lindje të parakohshme.Ndërsa, ndikimi i lindjes së parakohshme paraqet një sërë komplikimesh.
Si përfundim, preeklampsia është një ndërlikim serioz gjatë shtatzënisë.Në rast se, vëreni simptoma, kontaktoni mjekun tuaj dhe sigurohuni të ndiqni rekomandimet e tyre./GazetaShneta/