Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shteti i Kosovës “borxhli i madh” ndaj Turqisë sa i përket trajtimeve mjekësore

Lajme 12/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e ofrimit të disa shërbimeve mjekësore brenda institucioneve publike shëndetësore në Kosovë, ka bërë që një numër i madh i pacientëve, të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.

Ushtruesi i detyrës të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaquri ka folur për borxhin që shteti i Kosovës i ka atij të Turqisë. Ai ka dhënë një shifër marramendëse të borxhit.

Në InDoks të Gazetës Insajderi, Kaquri ka thënë se borxhi që Kosova i ka Turqisë sillet rreth 30 milionëshit.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse qytetarët e Kosovës përzgjedhin shtetin turk për trajtim, e nëpër cilat spitale kryhen më së shpeshti intervenimet.

“Borxhi total i cili raportohet nga korriku tashëm në Ministrinë e Financave sillet rreth 30 milionë euro për rastet e rregullta dhe emergjente, mos të themi 90 por 100% e asaj vlere është spitalet private turke. Kjo ndoshta është bë për arsye të mos nevojës për pajisje me viza të qytetarëve të cilët e kanë më lehtë qasjen në spitale turke, dhe kjo është e vetmja arsye pse 90% e pacientëve kërkojnë trajtim në Turqi”, tha ai

“…Një numër mos të them i konsiderueshëm gjejnë ndihmë edhe në Maqedoninë e Veriut mirëpo ky numër krahasuar me pacientët të cilët trajtohen në spitale turke është shumë më i madh”, ka deklaruar Kaquri përcjell Insajderi.

Lidhur me borxhin, Kaquri ka konfirmuar për Insajderin se është diskutuar edhe në nivele më të larta.

“Zyrtarisht nuk kemi informacione, jo zyrtarisht kemi se është debatu edhe në nivele më të larta, ta shohim sepse duhet të ulet e bisedohet për këtë çështje se nuk janë shuma të vogla të borxheve…“, u shpreh ai.

Mes tjerash ai ka deklaruar se “…pacientët kanë me pësu”, derisa borxhet nuk shlyhen.

 

 

Artikulli paraprakQKUK pa anesteziolog, dështojnë 100 operacione në javë
Artikulli i rradhës Sa zgjat menopauza, pesë këshilla për të pasur parasysh në kohë të pasigurisë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.