Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specialistja e Mjekësisë Familjare tregon se cilat ushqime duhen shmangur në ditët me temperatura të larta

Lajme 19/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialistja e Mjeksisë Familjare në QMF-në numër 11 në Prishtinë, Violeta Haxhiaj-Nobrdali, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”  dhënë disa këshilla se çfarë nuk duhet konsumuar në këto ditë me temperatura të larta.Haxhiaj-Nobrdali tha se nuk duhet të konsumohen ushqimnet e fërguara, fast food, mishi dhe ëmbëlsirat.

Çfarë nuk duhet të konsumojmë në këtë periudhë janë ushqimet e fërguara, fast food, ushqimet që treten më ngadalë psh mishi i kuq të konsumohet një herë në 2 javë.  Embëlsirat dhe sheqernat të konsumohen sa më pak, për arsye se ne kur marrim sheqerna duhet të marrim sasi më të madhe të ujit për t’i tretur ato. Për mos me arrit deri tek dehidrimi i organizmit duhet të konsumojmë ushqime lehtë të tretshme, pemë, perime, supë, çajra edhe ujë. Kryesore është të përdoret uji deri në 2 litra ujë. Pastaj varet edhe nga profesioni që mundet të kalojnë 2.5 deri në 3 litra ujë” tha ajo.

Mjekja Haxhiaj-Nobrdali tha se deri tani nuk kanë patur nevojë asnjë qytetar ta referojnë në spital.

“Nëse një qytetar lajmërohet në Qendrën e Mjeksisë Familjare tek mjeku familjar dhe ka kokëdhimbje ka marramendje ne fillojmë edhe marim anamnezën. E kontrollojmë, i matim parametrat vital, tu fillu prej temperaturës, pulsit, tensionit etj. Pastaj ne i këshillojmë dhe ju japim terapi rehidruese dhe presim. Ne nëpër qendrat tona japim edhe terapi intra-venoze për ata që kanë shumë nevojë. Nëse një qytetar sillet këtu në gjendje të përgjumur, është stadi më i rëndë nga dielli, atëherë ne e vendosim në dhomën më të freskët dhe i japim terapi intra-venoze, i matim parametrat edhe e rehidrojmë.

Nëse pacienti fillon konvulsionet dhe nuk përmirësohet mund ta referojmë edhe në spital. Mirëpo deri tani nuk kemi patur nevojë asnjë qytetar që ta referojmë në spital. Secilin qytetar e kemi këshillu për masat e rekomanduara në këtë pikë të vapës” tha mjekja Haxhiaj-Nobrdali./Gazeta Blic/

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trupin tuaj kur relaksoheni
Artikulli i rradhës Shtohen kërkesat e qytetarëve për shërbime në Klinikën e Gastroenterologjisë, 1333 gastroskopi brenda 6 muajve

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.