Është shtuar numri i të infektuarve me Covid-19 në Shtëpinë e Pleqve në komunën e Prishtinës.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se bëhet fjalë për dhjetëra rezidentë të moshuar të cilët janë konfirmuar pozitiv gjatë ditës së sotme.
Gazeta ka tentuar për disa orë për të konfirmuar lajmin në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por këshilltari i ministrit Valmir Gashi nuk është përgjigjur në telefon.
Kujtojmë se të premten është konfirmuar rasti i parë me Covid në këtë institucion. Një grua e moshës 80-vjeçare është konfirmuar me Covid ditën e premte dhe gjendja e saj është raportuar stabile. /Gazeta Shneta/