Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë lindur 40 bebe, raporton Gazeta Shneta.
40 nëna kanë sjellë në jetë 19 djem dhe 21 vajza.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 15 nëna që kanë sjellë në jetë fëmijët përmes prerjes cezariane.
16 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/