Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shumë prindër nuk janë në dijeni se si e dëmton vetura shëndetin e fëmijës

Jetë 25/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit e Universitetit te Kembrixh kanë zbuluar se udhëtimet e shpeshta me makinë janë helmuese për fëmijën.

David King, kimist dhe profesor në Universitet deklaron se ndotja që krijohet brenda makinës është shumë herë më e lartë se ndotja në mjedisin e jashtëm. Vendosja e fëmijëve në sediljet e pasme të makinës nënkupton futjen e tyre brenda një kutie ku akumulohen gazrat e të gjitha automjeteve.

Sipas tij prindërit duhet të mendohen dy herë para se të zgjedhin makinën si alternativën më të mirë të transportit të fëmijës edhe kur nuk është vërtet e nevojshme.

Testet e kimistit King janë mbështetur edhe nga Stephen Holgate, pneumolog dhe profesor në Universitetin Southampton, njëkohësisht edhe president i “Royal College of Physician”, sipas të cilit ndotja në makinë është rreth 9-12 herë më e lartë se ajo në mjedisin e jashtëm.

Është zbuluar se përdorimi i shpeshtë i makinës e ekspozon njeriun dhe veçanërisht fëmijën ndaj shkarkimeve të makinës, por edhe të atyre që ndodhen përreth të cilat arrijnë të hyjnë brenda automjetit ku ata ndodhen.

Si ndikon ndotja tek fëmija?

Sipas një studimi me origjinë spanjolle, ndotja e ajrit brenda makinës ndikon negativisht në aftësitë e fëmijës për t’u përqëndruar si edhe ul aftësitë e tij për të reaguar.

Ndërsa sipas një studimi kalifornez, kjo formë ndotje e dëmton edhe gjenetikën e fëmijës.

Si duhet të veprojmë?

Përdorni sa më pak të jetë e mundur makinën, sidomos kur vjen puna tek fëmija, mushkëritë e të cilëve janë shumë të brishta.

Si pasojë e maturimit jo të mirë (krahasuar me mushkëritë e të rriturve), tek fëmija mund të shfaqet astma si edhe probleme të tjera me frymëmarrjen.

Përpiquni të ecni sa më shumë të jetë e mundur, dhe nëse fëmija ka moshën e duhur mund ta bëni të përdorë edhe biçikletën, kështu do të shmangnit ndotjen e madhe brenda makinës duke kryer njëkohësisht edhe aktivitet fizik.

Nëse mendoni se ndotja e mjedisit të jashtëm është më e madhe se ajo brenda makinës, gaboheni! /pernenat

Artikulli paraprakKur është me rrezik futja e bebes në pishinë apo det
Artikulli i rradhës Nëna e hodhi beben pas lindjes, fotografia nga shpëtimi i saj do t’ju pa fjalë (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.