Një nga pyetjet më të shpeshta që prindërit u bëjnë fëmjëve të tyre që kanë filluar shkollën është tipikja “Si kalove sot në shkollë?”.
Por një pyetje e tillë po del të jetë më problematike se ç’kemi menduar, sipas psikologut Krsitin Ëilson nga Akademia Neëport.
Ja pse:
“Kur pyesni fëmijën nëse gjërat shkojnë mirë apo jo, ju u jepni atyre mesazhin se doni që gjithçka të jetë në rregull”, thotë Ëilson.
“Fëmijët nuk duan të zhgënjejnë apo shqetësojnë prindërit e tyre, kështu që ata kanë më shumë gjasa të thonë një përgjigjie që prindërit duan të dëgjojnë ose të besojnë se çdo gjë është në rregull – edhe nëse nuk është, shkruan Living.
Pyetjet që janë shumë të përgjithshme (si “Si shkoi shkolla sot?”) shpesh prodhojnë përgjigje me një fjalë që nuk ju japin ndonjë informatë për atë që po ndodh në kokën e fëmijës suaj. Pra, për të kuptuar se si ndihet vërtet fëmija juaj, Ëilson sugjeron që të pyesin pyetje specifike si: “Si është mërrëdhënia jote me shoqen apo shokun e bangës, Si shkoi provimi? etj ”
Sipas psikologut, qëllimi përfundimtar është t’i jepni fëmijëve tuaj ndjenjën se jeni të hapur për çdo gjë që kanë për të thënë, qoftë pozitive apo jo aq pozitive. Kështu, ata kanë më shumë gjasa të ndajnë atë që po ndodh në jetën e tyre.