Shumë nëna dëshirojnë të parashikojnë rutinën e foshnjës së tyre në bark, nëpërmjet lëvizjeve të saj në mitër.
Një studim i thjeshtë me vetëm 20 gra shtatzëna, mori të dhëna për lëvizjet e fetusit në mëngjes dhe në mbrëmje në javën e 37-të të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Pas lindjes, nënat shënuan kohën kur bebja ka qarë, është ushqyer dhe ka fjetur në javën e parë, të gjashtë dhe të 12-të.
Zbulimi ishte se veprimet e foshnjave nuk kishin asnjë lidhje me kohën kur ato kanë qenë në barkun e nënës dhe pas lindjes.

Gjumi jonë kontrollohet nga një orë e brendshme e cila nëpërmejt një cikli i cili njihet si ‘kirkadian’, e përsëritë atë çdo 24 orë. Kur sytë e njeriut ndjejnë errësirën, truri liron një hormon të quajtur melatonin i cili na vë në gjumë.
Gjatë kohës sa është në barkun tuaj, truri i foshnjës mbështetet në sinjalet e orës së trupit të nënës. Melatonina tejkalon placentën dhe kjo ndikon në ciklin e gjumit dhe lëvizjeve të foshnjës.
Ndërsa truri i fëmijës nuk mund të prodhoj melatonin deri në javën e tretë pas lindjes.
Kjo bënë që orari i gjumi të foshnjës të jetë i parregullt pas lindjes, derisa të nisë prodhimin e melatoninës. /Gazeta Shneta/


