Lupusi eritematoz sistemik, është një gjendje kronike autoimune, që do të thotë se sistemi juaj imunitar nuk po funksionon siç duhet. Nëse keni lupus, mund të shqetësoheni për Covid-19.
Sipas ‘Shoqatës Amerikane të Lupusit’, të kesh sëmundjen lupus do të thotë që ju jeni në rrezik më të lartë për infeksione, përfshirë një infeksion me koronavirusin e ri dhe për ndërlikime serioze nëse zhvilloni Covid-19 shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Ashtu si çrregullimet e tjera autoimune, lupusi përfshin një sistem imunitar që gabimisht sulmon indet e shëndetshme.
Ndër të tjera, lupusi gjithashtu mund të dëmtojë zemrën, veshkat ose sistemin nervor. Luftimi i një virusi mund të jetë një sfidë, veçanërisht nëse merrni ilaçe që shtypin imunitetin.
Marrja e një infeksioni mund të shkaktojë një ndezje të sëmundjes. Gjithashtu, rreziku i ndërlikimeve rritet nëse keni gjendje, të tilla si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave ose diabet.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Si mund të bëni dallimin midis simptomave të lupusit dhe COVID-19?
Si lupusi ashtu edhe Covid-19 përfshijnë një sërë simptomash. Individët mund t’i përjetojnë ato në mënyra shumë të ndryshme. Simptomat e përbashkëta të këtyre dy gjendjeve përfshijnë:
– lodhje, dhimbje muskulore, ethe, dobësi e përgjithshme dhe dhimbje koke.
Disa simptoma të tjera të zakonshme të lupusit që mund të bëjnë diferencim në diagnostikim:
– humbje oreksi, humbje peshe, dhimbje të kyçeve, çështjet e lëkurës, ndryshimet e ngjyrave të duarve (fenomeni i Raynaud), rënia e flokëve, plagë në hundë, gojë ose në organet gjenitale.
Simptomat shtesë të Covid-19 që mund të përfshijnë në diferencim ndaj lupusit janë:
– kollitja, gulçim, të dridhura, dhimbje koke e forte, dhimbje të fytit, humbje e shijes ose nuhatjes, konfuzion dhe presion në gjoks. /Gazeta Shneta/