Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të ndihmojnë robotët në spitale rreth mbështetjes emocionale

Jetë 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në SHBA, disa spitale po përdorin robotë për të lehtësuar vuajtjet e pacientëve të vegjël dhe të moshuarve. Me integrimin e inteligjencës artificiale (IA) në jetën e përditshme, po zgjerohet edhe roli i saj në kujdesin shëndetësor.

Në një spital fëmijësh në Masaçusets, një robot terapeutik i quajtur Robin viziton pacientët e vegjël. Me trup 1.2 metra dhe formë të përshtatur për përqafime, Robin është programuar të sillet si një vajzë 7-vjeçare, duke ofruar shoqëri, argëtim dhe mbështetje emocionale për fëmijët që përballen me procedura të dhimbshme.

“Qëllimi kryesor është të ofrojmë ngushëllim dhe të lehtësojmë qëndrimin në spital,” thekson Karén Khachikyan, drejtues i kompanisë Expper Technologies.

Shembujt praktikë tregojnë ndikimin e tij. Kur një djalë i vogël kishte nevojë për një venozë, Robin i tregoi një vizatim ku vetë i nënshtrohej të njëjtës procedurë, duke e bërë procesin më të pranueshëm.

Që nga viti 2020, Robin është pjesë e ekipit të UMass Memorial Children’s Medical Center dhe sot ndodhet në rreth 30 qendra shëndetësore në SHBA. Përdorimi është zgjeruar edhe në kujdesin ndaj të moshuarve, ku roboti ndihmon me ushtrime frymëmarrjeje, lojëra kujtese dhe shoqëri.

Edhe pse funksionon me IA, Robin kryen vetëm 30% të detyrave në mënyrë autonome, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga operatorë në distancë. Synimi është që roboti të lehtësojë mungesën e stafit, pa e zëvendësuar atë. Planet për të ardhmen përfshijnë matjen e shenjave vitale dhe mbështetje praktike për të moshuarit në përditshmëri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMoti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29°C
Artikulli i rradhës Studim: Konsumimi i disa frutave dhe perimeve rrit nivelet e pesticideve në trup

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.