Ushqimet ultra-të përpunuara përbëjnë një pjesë të rëndësishme të dietës sonë. Në Evropë, përqindja e kalorive ditore që vjen prej tyre shkon nga 14% në Itali dhe Rumani deri në 44% në Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Por çfarë janë në të vërtetë?
Sipas sistemit NOVA, ushqimet ndahen në katër kategori: të papërpunuara (fruta, qumësht), përbërës për gatim (vaj, kripë), ushqime të përpunuara (djathë i thjeshtë, perime në kavanoz) dhe ushqime ultra-të përpunuara, të prodhuara në mënyrë industriale (pije energjike, snack-e të paketuara, drithëra të ëmbëlsuar, makarona të gatshme, pica të ngrira).
Dieta e pasur me ushqime të tilla është lidhur me probleme shëndetësore si sëmundjet e zemrës, çrregullimet e tretjes dhe rrezikun e vdekjes së parakohshme, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, jo të gjitha janë domosdoshmërisht të pashëndetshme. Për shembull, buka e prodhuar në masë përmban aditivë që e ruajnë më gjatë, por nuk është e dëmshme në vetvete.
Shkencëtarët theksojnë se problemet lidhen kryesisht me teprimin, si dhe me përmbajtjen e lartë të sheqerit, kripës dhe yndyrës.
Për ta thjeshtuar dietën, ekspertët sugjerojnë disa hapa: zgjidhni ushqime të plota si fruta, perime, mish të dobët dhe arra; preferoni snack-e me më pak përbërës; shtoni ushqime me fibra; dhe kombinoni ushqime ultra-të përpunuara me produkte të freskëta.
Mbi të gjitha, nuk është realiste t’i hiqni krejtësisht këto ushqime. Ajo që ka rëndësi është pamja e përgjithshme e dietës në afatgjatë, jo konsumimi i rastësishëm i një ëmbëlsire apo snack-u. /Gazeta Shneta/


