Nëse fëmija juaj përdor gjatë gjithë kohës biberonin, atëherë mund të ketë probleme me daljen e dhëmbëve.
Madje në disa vende si Anglia, këshillohet që cuclla mashtuese të mos përdoret fare tek fëmijët. Kjo, për arsye se mund të shkaktojë probleme tek dhëmbët e fëmijës, të cilët sapo dalin e më pas zhvillohen.
Sa më gjatë që fëmija juaj të përdorë një çuço, aq më shumë ka mundësi që struktura e gojës së tij të preket. Kjo nga ana tjetër mund të ndikojë sesi dhëmbët e tij të qumështit e më pas të përhershmit të bashkohen me njëri-tjetrin kur ai mbyll gojën ose kur kafshon.
Nëse fëmija juaj nuk mund të qetësohet pa çuçon, përpiquni të kufizoni kohën kur ai e përdor atë. Për shembull mund t’ja jepni vetëm kur e vini në gjumë.
Duhet të përpiqeni ta largoni çuçon kur fëmija është rreth një vjeç. Nëse kjo është e pamundur, hiqjani përpara se të bëjë 3 vjeç, pasi dëmet në dhëmbë mund të jenë të mëdha.
Problemet e zakonshme përfshijnë:
- Një kryqëzim, kur dhëmbët e sipërm janë prapa dhëmbëve të poshtëm.
- Një mbingarkesë, kur dhëmbët e përparshëm projektojnë mbi dhëmbët e poshtëm.
Kurrë nuk duhet të fusni çuçon e foshnjës në ndonjë gjë të ëmbël si mjalti. Mjalti nuk duhet t’u jepet foshnjave para se ata të bëjnë një vjeç, pasi mund të përmbajë baktere të dëmshme. Mjalti ose sheqeri mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve./pernenat