Hulumtimi i ri sugjeron që menopauza ka të ngjarë të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare – pjesërisht sepse ritmi i ngurtësimit të arterieve përshpejtohet para dhe pas periudhës së fundit menstruale.
Gjithashtu, kjo mund të ndodhë më herët tek gratë e zeza sesa gratë e bardha shkruan Medicalnewstoday, përcjell Gazeta Shneta.
Siç shpjegojnë Samargandy (profesor i asociuar i epidemiologjisë në Pensilvani) dhe kolegët e tij, nuk është mister që rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me moshën.
Tek gratë, gjatë menopauzës ndodhin disa ndryshime metabolike dhe fiziologjike, përfshirë ndryshime të pafavorshme në strukturën e arterieve karotide dhe një rritje të niveleve të lipideve të gjakut, perimetrit të belit dhe rrezikut të sindromës metabolike.
Një ndryshim shtesë që mund të ndikojë në shëndetin kardiovaskular përfshin një zhvendosje të niveleve të hormonit estradiol që ndodh brenda 1 viti nga periudha e fundit menstruale.
Studiuesit, publikuan gjetjet e tyre në revistat e ndryshme si “American Heart Association (AHA)” “Arteriosclerosis”, “Thrombosis”, dhe “Vascular Biology”.