Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon temperatura e ujit në shëndetin e lëkurës

Jetë 03/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperatura e ujit që përdorni gjatë larjes së fytyrës dhe trupit luan rol të rëndësishëm në efektivitetin e rutinës suaj të kujdesit për lëkurën. Ndërsa uji i ftohtë mund të ketë disa përfitime, përdorimi i ujit shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë shpesh çon në tharje dhe irritim të lëkurës.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD), rekomandon përdorimin e ujit të ngrohtë, si gjatë larjes, ashtu edhe gjatë shpëlarjes së fytyrës, duke theksuar nevojën për tharje të butë me peshqir të pastër, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.

Pavarësisht këshillave profesionale, receta të ndryshme natyrale promovojnë temperaturat ekstreme të ujit.

Megjithatë, këto mund të përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos te personat me lëkurë të ndjeshme ose me akne. Uji i ftohtë, i përdorur herë pas here, rrit qarkullimin e gjakut, ndihmon në ngushtimin e poreve, redukton ënjtjen dhe mund të ulë prodhimin e vajit në lëkurë.

Megjithatë, ai nuk është efektiv në heqjen e papastërtive dhe mund të lërë mbetje produktesh, duke lejuar zhvillimin e baktereve.

Nga ana tjetër, uji i nxehtë mbi 42°C pothuajse nuk sjell përfitime për lëkurën. Kjo mund të shkaktojë tharje të theksuar, dëmtim të barrierës mbrojtëse dhe madje të favorizojë shfaqjen e rrudhave.

Studimet tregojnë se temperaturat e larta ngushtojnë qelizat rreth poreve, duke e vështirësuar heqjen e sebumit dhe duke bërë poret më të prirura të bllokohen.

Edhe pse si uji i ftohtë, ashtu edhe ai i nxehtë kanë përfitime të kufizuara, shumica e ekspertëve bien dakord se uji i ngrohtë është zgjedhja më e sigurt dhe më efektive për pastrimin e përditshëm të lëkurës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPensioni i parakohshëm dhe rreziku i rënies njohëse
Artikulli i rradhës Pasojat e fshehura të pandemisë te të rinjët

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.